Nubel në Bayern si lojar i lirë

Nubel në Bayern si lojar i lirë

Klubi i futbollit Bayern nga Munihu njoftoi se ka rregulluar transferimin e portierit, Alexander Nubel nga Schalke në formacionin e tij gjatë verës.

Ai do të shkojë në Bayern si lojtar i lirë pasi të skadojë kontrata e tij me Schalke më 30 qershor.

Ish-portieri i kombëtares së re gjermane në dhjetor refuzoi të nënshkruajë një kontratë të re me Schalke dhe u pajtua me Bayern për një bashkëpunim pesëvjeçar.

Mediat më herët raportuan se për shërbimet e portierit 23-vjeçar kishin shprehur Barcelona, Atletico Madrid dhe Milan, por ai refuzoi të gjitha ofertat.

Nubel bëri 35 paraqitje në Bundesliga në fanellën e Schalke. Ai aktualisht është pezulluar për katër ndeshje për shkak të ndërhyrje të rrezikshme.