Bavarezët fituan bindshëm ndaj Hoffenheimit, ndërsa Borussia barazoi në shtëpi

Bavarezët fituan bindshëm ndaj Hoffenheimit, ndërsa Borussia barazoi në shtëpi

Bayern Munich ka vazhduar me paraqitje të mirë, pasi sot e mposhti Hoffenheim me rezultat 5-2.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët, të cilët shënuan dy gola që në fillim të takimit, por Bayern tregoi se nuk është rastësisht lideri i Bundesligës, pasi arriti ta barazojë rezultatin dhe ta përmbysë bindshëm, duke i akredituar tre pikë të reja.

Atë që bëri Bayern, nuk mundi ta bëjë rivali i përhershëm i këtij klubi, Borussia Dortmund, pasi në shtëpi ka barazuar me rezultat 2-2 kundër Freiburgut.

Bayern Munich vazhdon ta mbajë pozitën e parë me 50 pikë, kurse Borussia Dortmund është në pozitën e 4-të me 31 pikë.