Bavarezët kërkojnë një lojtar që do të zëvendësonte Franck Riberyn

Bavarezët kërkojnë një lojtar që do të zëvendësonte Franck Riberyn

Bayern Munich është gjithnjë e më pranë transferimit të Nicolas Pepe.

Klubi bavarez ka vendosur të mbyllë menjëherë disa goditje për të rinovuar skuadrën dhe lëvizja e pare është ajo me sulmuesin e Lille.

21-vjeçari është një nga lojtarët më të kërkuar në Evropë këtë sezon me 18 gola e 11 asistime në 31 ndeshje dhe bavarezët e shikojnë si pasuesin ideal të Ribery teksa kanë bërë gati edhe ofertën prej 40 milionë euro.

Me një lëvizje të tillë, drejtuesit e Bayern Munich janë të bindur se do të mposhtin konkurrencën e Barcelonës, Liverpoolit dhe PSG-së.