Bayerni ka arritur fitoren e dytë radhazi

Bayerni ka arritur fitoren e dytë radhazi

Sot janë zhvilluar ndeshjet e javës së 9-të në Bundesliga.

Dortmund dhe Schalke 04 kanë ndarë nga një pikë, pasi ndeshja përfundoi pa gola, 0:0. Të dy ekipet patën disa raste, por nuk arritën t’i konvertojnë ato. Schalke ishte më afër golit, duke e goditur dy herë shtyllën. Me këtë barazim Dortmund ngjitet në vendin e tretë, ndërsa Schalke mbetet në vendin e shtatë.

Bayern ka arritur fitoren e dytë radhazi, pasi mundi Union Berlin, me rezultat 2:1. Golin e parë e shënoi Benjamin Pavard, në minutën e 13-të. Ndërsa, rezultatin e dyfishoi Lewandowski. Golin e nderit për Union Berlin e shënoi Sebastian Polter, në minutën e 86-të.

Me këtë fitore Bayern rimerr kryesimin e tabelës, ndërsa Union Berlin bie në vendin e15-të./21Media