Vuçeviq: Serbia e gatshme për përgjigje, por jo duke lëvizur ‘vijat e kuqe’

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, tha se qytetarët e Serbisë nuk duhet të kenë frikë nga situata në Kosovë dhe ka shtuar se Beogradi është i gatshëm për marrëveshje, por se kjo nuk do të thotë zhvendosje e “vijave të kuqe”.
“Vija e kuqe është se nuk ka pogrom të ri dhe ‘Stuhi’. Nëse bashkësia ndërkombëtare dëshiron që kjo të kthehet në formatin e dialogut, duhet të ndalë një numër lëvizjesh irracionale të administratës së Albin Kurtit. Serbët nuk dolën pa arsye në rrugë, por për shkak të një varg lëvizjesh të Prishtinës”, tha Vuçeviq në RTS.
Ai shtoi se se Ushtria Serbe është e gatshme të kryejë çdo detyrë dhe se nëse presidenti si komandant i përgjithshëm jep urdhër, ushtria do të reagojë.
Presidenti serb Vuçiq ka qëndruar mbrëmë në Rashkë, ku janë stacionuar forcat serbe të siguriusë pas ngritjes së shakllës së gatishmërisë në nivelin më të lartë.
Tri pikat kufitare me Serbinë janë bllokuar për shkak të barrikadave të qytetarëve serbë ndërkohë që tensionet në pjesën veriore janë rritur. Ditë më parë ka patur të shtëna në afërsi të forcave paqeruajtëse të KFOR-it, në veri të Kosovës, ndërkohë që Qeveria e Kosovës ka akuzuar, siç thotë, grupe kriminale serbe për përpjekje për të përshkallëzuar gjendjen./21Media

Back to top button