"Por ishte një figurë që nderohet mbi të gjithë të tjerët..."

“Por ishte një figurë që nderohet mbi të gjithë të tjerët…”

Performanca e jashtëzakonshme e kombëtares së Kosovës në futboll javën e kaluar, zgjoi vëmendjen e shumë mediave ndërkombëtare. Së fundi, mediumi prestigjioz BBC i ka dedikuar një shkrim kombëtares së Kosovës në futboll dhe sipas mediumit britanik, meritor i ngritjes së Kosovës është legjenda e futbollist kosovar, Fadil Vokrri, i cili vdiq më 9 qershor të vitit të kaluar.

“Ishte shtatori i vitit 2016, kur Kosova luajti ndeshjen e parë ndërkombëtare si shtet”, filloi shkrimi i BBC-së dhe vazhdoi duke e përmendur fitoren e Kosovës ndaj Çekisë të shtunën, me rezultat 2:1 në shtëpi. 15 lojë, asnjë humbje. Ky po konsiderohet sukses i madh për një shtet të vogël.

“Kosova ka shanca të mëdha të arrijë në Euro 2020. Përballja e radhës është me Anglinë të martën. Vendi me 1.8 milion banorë bëri fushatë për tetë vjet para se të pranohej si anëtare e Fifa dhe Uefa në vitin 2016. Procesi filloi menjëherë pas shpalljes së pavarësisë nga Serbia në shtator të vitit 2008. Disa vende – përfshirë Serbinë, ende nuk ia njeh të drejtën për ekzistencë”, thuhet ndër tjerash në shkrimin e BBC-së, transmeton rtv21.tv

“Se një vend i vogël nga zemra e Ballkanit do të shkëlqejë në skenat më të mëdha, nuk ishte vetëm ëndrra e një njeriu. Por ishte një figurë që nderohet mbi të gjithë të tjerët – dhe storia e tij tregon origjinën e këtij ekipi special. Ai ishte thelbësor për fushatën e Kosovës për njohjen si komb i futbollit dhe është një hero në vendin e tij. Pas vdekjes së tij në moshën 57-vjeçare, stadiumi u nderua me emrin “Fadil Vokrri”. Si shumica e njerëzve, jeta e Vokrrit mori formë nga lufta që tërbohej në këtë rajon, 20 vjet më parë. 

Vokrri ishte një nga të paktit – mbase i vetmi – i zoti që komunikonte përgjatë përçarjeve të thella që morën shumë jetë njerëzish. Futbolli ishte gjuha e tij.”, thuhet në shkrimin e BBC-së

Në fund, shkrimi i BBC-së u përmbyll me disa fjali të djalit të legjendës, Gramoz Vokrri, i cili tregoi se kur i vdiq i ati, në ceremoninë e varrimit të tij ishin të pranishëm shumë zyrtarë serb.

“Gramozi ndoshta është si babai i tij, i pëlqen të ëndërrojë. Por, futbolli mund të bëjë gjëra të fuqishme.”, përmbyllet artikulli i BBC-së.

Ndeshjen e radhës Kosova do ta luajë kundër Anglisë, më 10 shtator./21Media