Takimi i Aurelit dhe Alesjos me yjet e futbollit

Takimi i Aurelit dhe Alesjos me yjet e futbollit

Dy yjet e futbollit u takuan me dy djemët të cilët i shpëtuan tërmetit. Aureli dhe Alesjo ishin hedhur nga ndërtesat gjatë tërmetit që goditi Shqipërinë muajin e kaluar.

Ëndrra e tyre ishte të takoheshin me idolët e futbollit. Kështu ata takuan super-yjet e Juventusit, Cristiano Ronaldo dhe Gianluigi Buffon, raporton BBC.

Dy djem të rinj që mbijetuan nga tërmeti i muajit të kaluar në Shqipëri, fituan mundësinë që ndoshta vjen një herë në jetë për të takuar yjet e futbollit, Cristiano Ronaldo dhe Gianluigi Buffon, transmeton rtv21.tv.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama solli lojtarët, në kryeqytetin italian për të përmbushur ëndrrat e dy djemve nga Thumana.

Nga tërmeti shkatërrues të 26 nëntorit në Shqipëri, humbën jetën 52 persona, mbi 900 mbetën të lënduar dhe shumë të pastrehë./21Media