4.5 milionë njerëz janë larguar nga Venezuela vitet e fundit

4.5 milionë njerëz janë larguar nga Venezuela vitet e fundit

Bashkimi Evropian njoftoi sot se një “konferencë solidariteti” ka mbledhur rreth 120 milionë euro për venezuelasit që kanë braktisur vendin e tyre të goditur nga kriza dhe me qëllim për të ndihmuar vendet e tyre pritëse.

Rreth 4.5 milionë njerëz janë larguar nga Venezuela vitet e fundit për shkak të pagave të ulëta, mungesës së shërbimeve themelore dhe mungesës së sigurisë, raporton AP.

Nëse venezuelasit vazhdojnë të largohen nga vendi me të njëjtën ritëm, numrat së shpejti do të tejkalojnë 5.6 milionë njerëz që kanë lënë Sirinë e shkatërruar nga lufta që nga viti 2011. Shumica e venezuelasve gjetën strehë në Amerikën Latine dhe Karaibe.

Duke vënë në dukje se sa para u mblodhën, shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini tha se 120 milionë euro ishin “mjaft të jashtëzakonshme” duke pasur parasysh se takimi dy-ditor në Bruksel nuk ishte një konferencë donatorësh.