“BE do të veprojë sipas marrëveshjes së tanishme për Brexit”

Tusk tha se udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të shpallin një njoftim zyrtar për Brexit të enjten pas dëgjimit të May-t

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se Bashkimi Evropian do t’i përmbahet marrëveshjes Brexit ashtu sikurse është tani.

Merkel, e cila u takua me kryeministren britanike, Theresa May në Londër të martën tha se është e përkushtuar ndaj daljes “së rregullt” të Britanisë, por se “gjërat ndryshojnë” në Londër, njofton AP.

“Ne nuk kemi ndërmend të ndryshojmë marrëveshjen e daljes”, tha kancelarja gjermane, duke shtuar se ka ende kohë, por jo shumë.

Ndërsa, presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk tha se udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të shpallin një njoftim zyrtar për Brexit të enjten pas dëgjimit të kryeministres britanike për planet e Britanisë për të lënë bllokun.

Në një letër drejtuar udhëheqësve të tjerë, ai shpjegoi se May do të bisedonte me 27 udhëheqës të enjten në mbrëmje dhe se pas darkës ata do të arrijnë në përfundim rreth Brexit.

Back to top button