BE e gatshme të marrë lidershipin kundër ndryshimeve klimatike

”Bota mund të vazhdojë të ketë besim tek Evropa për të drejtuar luftën kundër ngrohjes klimatike”

Evropianët premtuan dje në mbrëmje se do të drejtonin luftën kundër ndryshimeve klimatike, pas vendimit të Donald Trump për të tërhequr SHBA-në nga Marrëveshja e Parisit.

Komisioni Evropian, OJQ-të, apo industria kimike kanë dënuar njëzëri këtë zgjedhje të presidentit amerikan, që këtë tërheqje e kishte një prej premtimeve kryesore në fushatë.

“Një vendim shumë i gabuar”, deklaroi në anglisht dhe gjermanisht presidenti i ekzekutivit evropian, Jean Claude Juncker, i cituar në një mesazh në “Twitter” të publikuar nga zëdhënësja e tij disa minuta pas njoftimit të shefit të Shtëpisë së Bardhë.

“Bota mund të vazhdojë të ketë besim tek Evropa për të drejtuar luftën kundër ngrohjes klimatike”, deklaroi nga ana tjetër Komisioneri Evropian për Klimën, Miguel Arias Canete.

Back to top button