BE e përkushtuar për të ndihmuar rrugën evropiane të Kosovës

Konjufca dhe Apostolova diskutuan për zhvillimet aktuale politike në vend

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, takoi sot shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë – Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së, Nataliya Apostolova, me të cilën diskutoi për zhvillimet aktuale politike në vend, procesin e ndërtimit të institucioneve të reja, për agjendën evropiane të Kosovës dhe obligimet e Kosovës në këtë proces.

Shefja e misionit të BE-së uroi kryeparlamentarin Konjufca për përgjegjësinë e re instutucionale. Ajo theksoi se Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar për të ndihmuar rrugën evropiane të Kosovës, në të gjitha proceset dhe hapat e saj.

Kryeparlamentari Konjufca, nga ana e tij, theksoi përkushtimin e Kuvendit për të vazhduar dhe forcuar më tej bashkëpunimin me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe se Kosova do të vazhdojë angazhimet e saj për përmbushjen e të gjitha kritereve që ajo ka para vetes në procesin euro-integrues./21Media

Back to top button