BE i shqetësuar për testet e reja të raketave iraniane

Irani po feston përvjetorin e revolucionit të vitit 1979

Bashkimi Evropian (BE) sot ka shprehur shqetësim serioz për testimin e ri të raketave balistike iraniane dhe kërkoi nga Teherani zyrtar që të ndalojë aktivitete të tilla, të cilat thellojnë mosbesimin dhe destabilizojnë rajonin.

“Irani po vazhdon përpjekjet e tij për të rritur gamën dhe precizitetin e raketave të tij, së bashku me një rritje të numrit të testeve dhe lansimeve operacionale dhe këto aktivitete thellojnë mosbesimin dhe kontribuojnë në paqëndrueshmërinë rajonale”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të BE-së mbi Iranin.

Back to top button