Prioritet i BE-së mbetet arsimi

Prioritet i BE-së mbetet arsimi

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ka përshëndetur vendimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC) të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, për tërheqjen e akreditimit të tri universiteteve publike dhe katër kolegjeve private.

Në deklaratën e tyre thuhet se arsimi është prioritet i BE-së për Kosovën dhe se përmirësimi i arsimit në Kosovë është plotësisht i nevojshëm.

Më 15 korrik, Këshilli Shtetëror i Cilësisë mori vendim për ndalimin e akreditimit në tri Universitete publike dhe katër kolegje private. Ky vendim do të ketë ndikim në regjistrimin e studentëve për vitin e ardhshëm akademik. Ne e kuptojmë që këto universitete do të vazhdojnë të funksionojnë dhe që studentët e regjistruar tashmë do të vazhdojnë pa ndërprerje me vitin e ardhshëm akademik. Ky vendim ishte i vështirë, por i drejtë dhe në përputhje me mandatin e Agjencisë për të siguruar arsimin më cilësor”, thuhet në deklaratën e tyre.

BE-ja, thuhet tutje, mbështet fuqishëm rolin dhe pavarësinë e Agjencisë së Akreditimit në Kosovë.

Vendimet e saj duhet të respektohen nga të gjithë aktorët e interesuar, në veçanti në nivel politik. Ajo që është në rrezik është qëllimi i arritjes së një kualiteti më të lartë të arsimit të lartë për të gjithë studentët në Kosovë. Ky vendim, me shpresë do të hapë rrugën për këto universitete për të përmirësuar cilësinë e performancës së tyre dhe shërbimet e tyre për studentët. BE-ja është angazhuar për shumë vite në një arsimim më cilësor dhe do të vazhdojë mbështetjen e saj për Kosovën në të ardhmen”, thuhet tutje.

Kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj vendimin për mosakreditimin e tri universiteteve publike e quajti si të papranueshëm dhe të padrejtë. Kryeministri i vendit u zotua se ndaj këtij rasti do të veprojnë menjëherë duke ndërmarrë siç tha ai hapa konkret në zgjidhjen e kësaj situate./21Media