Parlamenti i BE-së ka miratuar sot 11 masat e fundit që mbulojnë gjithçka

Parlamenti i BE-së ka miratuar sot 11 masat e fundit që mbulojnë gjithçka

BE ka miratuar masat në rast se Londra zyrtare largohet nga BE më 29 mars pa një marrëveshje, e cila do të çonte në një ndryshim të procedurës, brenda natës, në të dy anët e La Manshit.

Parlamenti i BE-së ka miratuar sot 11 masat e fundit që mbulojnë gjithçka – nga ajri, uji dhe trafiku rrugor deri te gjendja e studentëve të huaj.

Disa nga këto masa do të kërkonin masa reciproke në Britani. I dërguari belg Tom Vandenkendelere e përshkroi atë si “masa tipike që merren në raste urgjente dhe paraqiten vetëm përkohësisht për një periudhë të caktuar, në kushte të rrepta”.

Katherine Berder, që përfaqëson Anglinë Juglindore në Parlamentin Evropian, ka përmendur pasagjerët në aeroplanë si një shembull konfuzioni në rastin Brexit, pa një marrëveshje.

“Nëse ne largohemi nga BE në mesnatë, ata duhet të dinë – a mund të fluturojnë aeroplanët ditën tjetër, a janë të vlefshme lejet (për fluturimin) e pilotëve të tyre … Këto janë gjërat që nevojiten për një fluturim me aeroplan”, ka thënë ajo.

Mbrëmë ligjvënësit britanik, për herë të dytë, kanë votuar kundër marrëveshjes për Brexit-in të negociuar nga qeveria britanike dhe Bashkimi Evropian duke e vënë në drejtim të panjohur procesin e daljes së vendit nga BE-ja./21Media