"Një deklaratë të tillë të gabuar dhe faktikisht të pasaktë"

“Një deklaratë të tillë të gabuar dhe faktikisht të pasaktë”

Presideni i Kosovës, Hashim Thaçi një ditë më parë ka njoftuar se Bashkimi Evropian zyrtarisht e ka emëruar një të dërguar special për dialogun Kosovë-Serbi. Por një zyrtar nga BE-ja e ka mohur një gjë të tillë.

“BE emëroi zyrtarisht të Dërguarin Special për dialogun Kosovë-Serbi. E përgëzoj për punën e këndshme që mori. Por misioni i tij i ri është krijuar të dështojë për shkak të historisë së tij për të ndaluar Sllovakinë të njohë Kosovën dhe të votojë kundër Kosovës në UNESCO”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

 Zëdhënësi i përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, Peter Stano ka thënë se është i befasuar nga deklarata e pasaktë e presidentit Thaçi.

“I befasuar të shoh një deklaratë të tillë të gabuar dhe faktikisht të pasaktë, procedurat brenda BE-së janë duke vazhduar, asnjë vendim nuk është marrë, nuk është bërë asnjë emërim ose as nuk është shpallur, pasi të përfundojë procesi, ne do të njoftojmë zyrtarisht”. Ka shkruar Stano në Twitter.

Bashkimi Evropian pritet të emërojë zyrtarisht një emisar të veçantë për bisedimet Kosovë-Serbi. /21Media