Statuti i Kosovës në negocim dëmtohet nga papajtueshmëria institucioneve që e përfaqësojnë në dialog

Statuti i Kosovës në negocim dëmtohet nga papajtueshmëria institucioneve që e përfaqësojnë në dialog

Përparim Kryeziu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GSJP),  ishte i ftuar sonte në emisionin debatues “Click” të RTV 21, ku u diskutua vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi.

Kryeziu tha se Bashkimi Evropian, ashtu sikurse Kosova nuk e kanë të qartë se çfarë dëshirojnë të nxjerrin nga ky dialog.

E vetmja palë serioze në fakt do të dilte Serbia për fat të keq, sepse në këtë mes vetëm Serbia e ka të qartë se çfarë dëshiron, dhe cilat janë kërkesat e saja, të cilat i prezanton qartësisht. Bashkimi Evropian nuk e ka të qartë se çfarë dëshiron të nxjerr nga dialogu Kosovë-Serbi, sikurse as Kosova nuk e ka të qartë se çfarë dëshiron të nxjerrë nga ky dialog.”, tha ai.

Kryeziu tha se niveli i papajtueshmërisë në mes të tre institucioneve që e përfaqësojnë Kosovën për temën e dialogut e dëmton statutin e Kosovës në negocim.

Për ta ilustruar nivelin e papajtueshmërisë, dhe nivelin e besimit, i cili është tepër i dëmshëm për situatën e Kosovës, për gjendjen e Kosovës, statutin e Kosovës në negocim, është fakti që në një takim ndërkombëtar për një temë të vetme, Kosovën e përfaqësojnë tre institucione të ndryshme përkatësisht presidenti, kryeministri dhe delegacioni shtetëror, të cilët kanë pozicione të ndryshme, dhe shprehin vazhdimisht mosbesim ndaj njëri-tjetrit. Këtë e kanë shprehur gjatë këtij viti në fakt, duke e marrë për bazë që Qeveria e vendit ka marrë vendim që të krijojë një delegacion shtetëror për faktin se ka mungesë besimi ndaj presidentit të vendit, dhe ka dyshime të bazuara se presidenti po zhvillon takime të fshehta. Krijon një delegacion shtetëror, i cili me tu konistuar fillon edhe ai të bëjë takime të paparalajmëruara, të pa raportuara. Takime, të cilat as nuk është konsultuar, e as nuk është koordinuar me vetë pjesëtarët e delegacionit, dhe së fundmi na raportohet se edhe vetë Qeveria, përkatësisht përfaqësuesit e Qeverisë kanë mbajtur një takim të fshehtë në Berlin për të cilin nuk është konsultuar, e as lajmëruar as presidenti, e as delegacioni shtetëror. Të gjitha këto njësi, të cilat duhej ta prezantonin Kosovën njëzëri, funksionojnë ndaras paralelisht, duke e minuar kontributin edhe punën e gjithsecilës.”, tha Kryeziu./21Media