BE: Nuk ka fonde nga IPA III pa e luftuar korrupsionin

Sipas Brusa-s, duhet të funksionojë ligji për konfiskimin e pasurisë së paligjshme

Kosova nuk do të mund të përfitojë më fonde nga IPA III, pa përmbushjen e reformave të kërkuara nga Bashkimi Evropian për luftimin e korrupsionit dhe ngritjen e kapaciteteve të institucioneve. Kjo për arsye se BE ka ndryshuar politikat për alokimin e këtyre fondeve krahasuar nga IPA I dhe IPA II.

Kështu u tha sot në tryezën për IPA III të organizuar nga Instituti EPIK, ku ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka tha se integrimi në BE është prioritet strategjik i Qeverisë së Kosovës, ku sipas tij, planifikimi i IPA III, është në përputhje me programin e Qeverisë.

Ministri Reka theksoi se ka vullnet dhe gatishmëri të qeverisë për të vazhduar me përgatitjet për IPA III, i cili shtoi se do të vazhdojnë si qeveri të mbështesin procesin e stabilizim-asociimit.

Ndërsa, Luigi Brusa, nga Zyra e BE-së në Prishtinë tha se në Kosovë legjislacioni dhe mbushja e hendeqeve ka ecur shumë shpejt, sidomos reformat më të mëdha ishin në administratën publike. Por, sipas tij, çfarë nuk ka shkuar mirë dhe ka shkuar keq, është se korrupsioni, pasi akoma është i pranishëm dhe këto reforma janë sfida.

Ai tha se për të përfituar fondet nga IPA III, duhet të luftohet korrupsioni, krimi i organizuar, si dhe të funksionojë ligji për konfiskimin e pasurisë së paligjshme.

Nga Instituti EPIK, Demush Shasha tha se janë fondet e BE, duke iu referuar kritereve të reja për IPA III tha se nuk ka më dhurata falas për fondet e IPA III, pasi sipas tij, çdo ditë e më shumë po kërkohen nga BE-ja më shumë e më shumë, reforma në për procesin integrues drejt BE.

Po ashtu, në këtë tryezë u tha se derisa institucionet e BE-së po ecin me shpejtësi të plotë përpara në përgatitjet e tyre për kornizën financiare 2021-2027, Kosova duhet të bëjë të njëjtën gjë.

Ndryshe, Kosova nga IPA II, kishte përfituar 602 milionë euro për shtatë vitet e fundit, ndërsa IPA III parasheh përkrahjen për periudhën 2021-2027.

Back to top button