5 milionë euro për nevoja të menjëhershme

5 milionë euro për nevoja të menjëhershme

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka njoftuar se Bashkimi Evropian ka ndarë 68 milionë euro për Kosovën.

Sipas publikimit në Facebook 5 milionë euro do të ndahen për nevoja të menjëhershme, 50 milionë euro për sektorin socio-ekonomik për të luftuar ndikimin që COVID-19 po i shkakton këtij sektori. Po ashtu, BE ka dhënë edhe 13 milionë euro për buxhetin e Kosovës.

Të gjitha këto mjete janë që Kosova të kalojë vështirësitë e krijuara pas pandemisë COVID-19.

“Nevojat e njerëzve të Kosovës në periudha të vështira janë përparësia e BE-së. Ne do të luftojmë së bashku sfidën me COVID-19: Deri në 5 milion € për nevoja të menjëhershme. Deri në 50 milion € për të lehtësuar ndikimin socio-ekonomik. Deri në 13 milion € për të mbështetur buxhetin. Së bashku do të kalojmë krizën!”, bëhet e ditur në  njoftimin e zyrës së BE-së.

Deri më tani në Kosovë janë identifikuar 63 persona të infektuar me COVID-19, derisa një person ka vdekur të dielën./kallxo