BE paralajmëron Poloninë dhe Hungarinë për migrantët
BE ka paralajmëruar Poloninë dhe Hungarinë që të pranojnë migrantët
Komisioni Evropian ka paralajmëruar të mërkurën Poloninë dhe Hungarinë që të pranojnë azilkërkuesit ashtu siç parasheh plani i BE-së për migrantët, dhe nëse këtë kërkesë e refuzojnë qeveritë e tyre, rrezikojnë që kundër tyre të merren masa ligjore.
Varshava dhe Budapesti refuzuan skemën e shpërndarjes së 160 mijë migrantëve nga Italia dhe Greqia, të cilat janë pikat kryesore të arritjes nga destinacionet tjera në Bashkimin Evropian, transmeton Reuters.