Përshëndetet arritja e marrëveshjes Maqedoni-Greqi

Përshëndetet arritja e marrëveshjes Maqedoni-Greqi

Federica Mogherini, Shefja e politikës së Jashtme të Bashkimit Europian dhe komisioneri i Zgjerimit Johanes Hahn e pershëndetën përmes një deklarate të përbashkët zgjidhjen e emrit të Maqedonisë, që i jep fund një mosmarrëveshje shumëvjeçare mes Shkupit dhe Athinës.

Dy zyrtarët e lartë shprehen konsideratë për personat që kontribuuan në arritjen e kësaj marrëveshje të cilësuar historike.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin të parat që e përshëndetën marrëveshjen, shkruan Tv21.tv

Përmes një deklarate, DASH theksoi se nga zgjidhja e problemit të emrit do të përfitojnë të dy vendet, si dhe siguria e zhvillimi rajonal.

Ndryshe kryeministri, Zoran Zaev dje në një konferencë për media konfirmoi se kanë arritur një marrëveshje me Greqinë për çështjen e emrit dhe se vendi që udhëheqë tani e tutje do të quhet, Republika e Maqedonisë Veriore./21Media

Zaev konfirmon: Maqedonia e Veriut, emri i ri