Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq tha se 6 tetori ishte një ditë e mirë për demokracinë në Kosovë

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq tha se 6 tetori ishte një ditë e mirë për demokracinë në Kosovë

Në reagimin e saj fillestar pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, Kocijançiq theksoi se ishte shumë pozitiv fakti, se në këto zgjedhje, votuan më shumë qytetarë se në ato të mëparshmet në vitin 2017.

Ajo potencoi se qeverinë e re të Kosovës e presin detyra të rëndësishme, duke përmendur zhvillimin ekonomik dhe shoqëror, sundimin e ligjit dhe angazhimin për rifillimin e dialogut me Beogradin.

“Kjo është në dobi të qytetarëve të Kosovës dhe tërë rajonit. BE-ja do të vazhdojë punën dhe bashkëpunimin e saj me Kosovën dhe do të promovojë pajtimin, bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë në Ballkanin Perëndimor”, tha Kocijançiq.

BE dërgoi një mision monitorimi në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura në Kosovë, më 6 tetor.

Misioni do të paraqesë një vlerësim paraprak më 8 tetor dhe do të publikojë një raport përfundimtar në muajt e ardhshëm.