Sipas Hahn-it, BE-ja duhet të kërkojë forma të tjera të partneritetit strategjik me Ankaranë

Sipas Hahn-it, BE-ja duhet të kërkojë forma të tjera të partneritetit strategjik me Ankaranë

Mungesa e progresit në negociatat e anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian duhet të nxisë unionin që të kërkojë një marrëdhënie më realiste me Ankaranë, deklaroi zyrtari më i lartë i BE-së për politikën e zgjerimit, Johannes Hahn.

Turqia u shpallë zyrtarisht kandidate për anëtarësim në BE në vitin 1999 por negociatat janë zvarritur mes kritikave të BE-së për shkelje të të drejtave të njeriut në Turqi dhe retorikës kundërshtuese të Ankarasë me disa vende anëtare të BE-së, të cilat i ka krahasuar me Gjermaninë naziste.

Megjithate, kohët e fundit, Turqia ka kërkuar të përmirësojë lidhjet me vendet evropiane.

”BE-ja duhet të kërkojë forma të tjera të partneritetit strategjik me Ankaranë”, deklaroi Hahn.

Ai mbështeti thirrjen e presidentit francez,  Emmanuel Macron, këtë muaj drejtuar unionit për të rishqyrtuar marrëdhëniet me Turqinë.

Gjatë viteve të fundit, Brukseli dhe Ankaraja kanë bashkëpunuar në fushën e migrimit, ku Turqia ka dhënë ndihmën e saj për të parandaluar lëvizjen e migrantëve në vend drejt Evropës në këmbim të financimit të BE-së mes shumë marrëveshjeve të tjera.

“BE-ja premtoi një fond fillestar me vlerën e 3 miliardë euro (3,64 miliardë dollarë) për të mbështetur refugjatët në Turqi të cilat janë shpërndarë plotësisht”, deklaroi  Hahn.

Gjithashtu, BE-ja premtoi gjatë marrëveshjes së vitit 2016 se do të shqyrtonte mundësinë e financimit të 3 miliardë eurove të tjerë,  nëse do të ishte e nevojshme.

Por, vende si Gjermania, Franca, Austria dhe Suedia kanë hezituar të mbështesin projektligjin, duke kërkuar që çdo fond shtesë të dalë nga fondet e BE-së.

“Kjo do të ishte e pamundur dhe e gabuar. Ata duhet të më tregojnë se nga do të  vijnë këto para, ose më saktë, në cilat nga vendet e tjera partnere duhet të bëjmë shkurtime”, shtoi politikani austriak.