BE uron ratifikimin e IPA 2018

Ratifikohet marrëveshja IPA 2018

Bashkimi Evropian në Kosovë ka përgëzuar Kuvendin që shkoi, për ratifikimin e IPA 2018, marrëveshjes financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

BE thotë se ky vendim siguron se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë reformat në qeverisje të mirë, sundim të ligjit, ambient, energji, edukim e punësim.

“Urime Kuvendit në largim të Kosovës për ratifikimin e IPA 2018, marrëveshja financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Vendimi juaj siguron vazhdimin e mbështetjes nga BE-ja në reformat për qeverisje të mirë, sundim të ligjit, ambient, energji, edukim, punësim”, thuhet në deklaratën e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Kuvendi i Kosovës sot votoi Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2018 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian me 103 vota të gjitha për. Kostoja totale e vlerësuar e programit IPA 2018 është 94,796,800 euro. Kontributi i BE-së është 90,500,000 € ndërsa institucionet e Kosovës do të sigurojnë bashkëfinancim prej 4,926,800 €./21Media

Back to top button