"Kjo çështje është zmadhuar shumë"

“Kjo çështje është zmadhuar shumë”

Dy vite më parë këngëtarja,  Enca Haxhia dhe Beatrix Ramosaj ishin shoqe të ngushta, mirëpo marrdhënia e tyre u përça.

Si Enca, ashtu e Beatrix bënë disa postime në Instagram ku ironizonin dhe tallnin njëra tjetrën.

Ndërsa sot, pas dy vitesh, ka qenë Beatrix Ramosaj e cila ka komentuar publikisht për herë të parë zënkën mes mikeshave.  E ftuar në emisionin e mëngjesit në Top Cannel, Trixa është shprehur se kjo çështje është zmadhuar shumë nga mediat.

“Kjo çështje është zmadhuar shumë. Ne thjesht nuk flasim, ashtu siç mund t’i ndodhë kujtdo në jetë”, tha Beatrixi.