Beatrixi me dedikimin më të bukur për Anxhelinën

Beatrixi me dedikimin më të bukur për Anxhelinën

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Anxhelina Hadërgjonaj njihet si njëra ndër femrat më seksi të estradës. Qysh nga paraqitja e parë ka tërhequr vëmendjen e publikut me zërin dhe talentin. Rrjedh nga një familje artistësh që kanë karrierë të suksesshme në muzikë. Ndonëse është e re në moshë, ka një karrierë të frytshme, transmeton rtv21.tv

Artistja e njohur sot feston datëlindjen e 27-të. Urime të bukura ka pranuar nga personat e saj të zemrës, të cilët po ia bëjnë edhe më të veçantë këtë ditë.

Ndër urimet më të bukura që mori ishte nga kushërira e saj, Beatrixi, me të cilën një kohë i kishin ‘ftohur’ raportet.

“Urime ditëlindjen për këtë engjëll me zërin më engjëllor dhe me zemrën më të pastër. Ti meriton gjithçka. Buzëqesh kështu gjithmonë. I meriton më të mirat dhe lumturinë e botës.”, ishte urimi i saj. Në fund shkroi se sa e bekuar është me të.

Vitin e kaluar, pikërisht në ditëlindjen e saj të 26-të, jo gjithçka po shkonte mirë mes kushërirave të estradës. Në ditëlindjen e Anxhelinës, mungoi urimi i veçantë i Beatrixit për të. U raportua se ato nuk i kishin raportet e njejta si tani dhe se mollë sherri mes tyre ka qenë miku i tyre që është njëri ndër make up artistët më të njohur në Amerikë, Ariel. Beatrix kishte kërkuar nga ai t’i hapte dyert asaj në tregun ndërkombëtar dhe ta njoftonte me njerëz të njohur të industrisë së showbizzit.

Mirëpo duket se kushërirat i dhanë fund ‘luftës së ftohtë’, ato u pajtuan./21Media