“Beauty and the Beast” është ripunim i filmit të animuar

“Beauty and the Beast” është ripunim i filmit të animuar

Filmi tashmë i popullarizuar i kompanisë filmike Dizni, “Beauty and the Beast” vazhdon garën si film më i shikuar. Ai deri më tani në arkat filmike vendase ka arritur të mbledhë 404 milion e 127 mijë dollarë, ndërkaq në arkat filmike të huaja, 506 milion e 700 mijë dollarë amerikan.

“Beauty and the Beast” është ripunim i filmit të animuar me po këtë emër të realizuar në vitin 1991. Ai i takon zhanrit romancë/fantazi/mjuzikëll,transmeton rtv21.tv

Filmi në fjalë zgjatë 2 orë e 9 minuta. Regjinë e tij e ka bërë Bill Kondon, ndërkaq  skenarin Stefën Çboski e Ivën Spillio-topulus. Rolet kryesore në të i luajnë aktorët Ema Uatson, Den Stivens, Llukë Ivens, Ema Tompson, e të tjerë.

Për realizimin e “Beauty and the Beast” janë shpenzuar 160 milionë dollarë./21Media