Bebe ka një falënderim të veçantë për fansat

Bebe ka një falënderim të veçantë për fansat

Këngëtarja Bebe Rexha është një ndër emrat më të njohur në rrafshin ndërkombëtar. Është njëra ndër artistet më të ndjekura edhe në rrjete sociale, fansat me shumë dashuri e përcjellin punën e saj.

Artistja njoftoi se sot arriti mbi 10 milionë ndjekës në Instagram. Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi, publikoi një video të ëmbël, në të cilën shfaqet artistja qysh kur ishte e vogël, pastaj në fillimet e karrierës, e deri më tani.

“1o milionë ndjekës… e pabesueshme! Po mundohem të mos përfshihem në numra, por është bekim të kesh një audiencë të tillë. Nuk ishte gjithmonë kështu. Faleminderit përkrahësit e mi, ju dua shumë. E arritëm këtë bashkë”, shkroi ajo krahas videos, transmeton rtv21.tv

Rexha në fillim të javës së kaluar ishte në Shqipëri, për tu dalë në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. 30 vjeçarja u zotua se do t’i ndihmojë dy familje me ndërtimin e shtëpive. Po ashtu, po planifikon të ndërtojë edhe një shkollë, që do t’i shërbejë brezit të ri. Artistja tha se sërish do ta vizitojë Shqipërinë./21Media