"Nuk ndjehem e turpëruar..."

“Nuk ndjehem e turpëruar…”

Këngëtarja e njohur ndërkombëtarisht, Bebe Rexha ka folur hapur rreth çrregullimeve bipolare (është gjendje mentale shëndetësore, që nënkupton ndryshimin ekstrem të disponimit). Artistja ka deklaruar se nuk ndjehet e turpëruar për këtë.

“Jam bipolare dhe nuk ndjehem e turpëruar. Kjo është e gjitha” dhe ka shtuar se ka pasur momente kur ndihej keq dhe nuk donte të dilte nga shtëpia ose të shoqërohej me njerëz, por sipas saj tash e ka kuptuar arsyen pse, transmeton rtv21.tv

Ajo ka kërkuar nga fansat që ta pranojnë ashtu siç është.

 


Duke lënë anash problemet shëndetësore, Bebe ka folur edhe për albumin e saj të ri.

“Albumi im i ardhshëm do të jetë i preferuari.. Ju dua shumë. Shpresoj se më pranoni ashtu siç jam”, ka shkruar Bebe.

“Last Hurrah” është projekti i fundit i Bebe Rexhës që është publikuar më 21 shkurt dhe deri më tani numëron mbi 41 milionë klikime në kanalin Youtube./21Media