"Po ndihem si princeshë..."

Loading...

“Po ndihem si princeshë…”

Dizajnerët do ta ‘mallkojnë’ ditën që refuzuan të dizejnojnë fustan për Bebe Rexhën për ‘Grammy Awards’.

Këngëtarja e hitit ‘The Meant to Be’ në këtë event ka veshur një fustan të gjerë të kuq, derisa po kalonte në tepihun e kuq, ku ajo ishte e nominuar për çmimin ‘Artistja më e mirë e re’ dhe ‘Dyshja më e mirë kauntri/performanca më e mirë grupore’.

“Po ndihem si princeshë. Doja të zgjedhja këtë frymë”, ka thënë Bebe për E!News.

Javë më parë Bebe ka bërë bujë me një reagim në rrjete sociale, për shkak se dizajnerët kishin refuzuar të përkujdesjen për dukjen e saj, me pretekstin se ka ‘përmasa të mëdha’.

Të dielën ajo iu ka dhënë një përgjigje atyre.

“Nuk e prisja. E bëra një video sepse isha e thyer dhe në depresion. Ata më thanë se jam e trashë dhe unë e dua trupin tim. Dua që edhe vajzat tjera ta duan trupin e tyre.”, ka thënë Bebe.

Fatkeqësisht Bebe nuk u shpërblye me asnjë çmim në këtë event, raporton rtv21.tv

Ani pse nuk mori asnjë çmim, artistja shqiptare u shpreh shumë e lumtur dhe krenare që ka qenë pjesë e një eventi kaq të rëndësishëm./21Media