"Për burrin tim të ardhshëm..."

“Për burrin tim të ardhshëm…”

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Bebe Rexha po korr suksese të shumta në arenën ndërkombëtare. Edhe përkundër angazhimeve të shumta, ajo gjen kohë t’iu përkushtohet fansave të saj përmes rrjeteve sociale.

Në Twitter shkroi një postim interesant, një lloj kërkese për burrin e saj të ardhshëm, shkruan rtv21.tv

“Për burrin tim të ardhshëm: Eja dhe më gjej sa më shpejt. Të dua”, shkroi Bebe.

Kujtojmë që projekti i fundit muzikor i artistes është kënga “Say My Name”, e cila është në bashkëpunim me David Guetten dhe J Balvin. Videoklipi i këngës është publikuar më 20 nëntor dhe deri më tani ka marrë mbi 168 milionë klikime në kanalin Youtube./21Media