"Ja si udhëtojmë ne për në Boston"

“Ja si udhëtojmë ne për në Boston”

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha asnjëherë nuk heziton të tregojë që ka prejardhje shqiptare.

Artistja së fundmi në rrjetin social, Instagram ku numëron mbi 8 milionë ndjekës, ka publikuar disa video ku shihet duke vallëzuar me këngët e Motrave Mustafa, përderisa udhëton për në Boston.

Bebe krahas vallëzimit dëgjohet edhe duke kënduar, përcjell rtv21.tv

“Call You Mine” është projekti i fundit muzikor i artistes shqiptare që është në bashkëpunim The Chainsmokers. Kënga është publikuar më 31 maj dhe deri më tani numëron mbi 13 milionë klikime në Youtube./21Media