Bebe mbushi 30 vjet

Bebe mbushi 30 vjet

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, dje festoi ditëlindjen e 30-të. Këtë ditëlindje artistja e mirënjohur shqiptare e festoi pranë personave më të dashur. Madje, duke mos harruar origjinën shqiptare, familja e Bebes e festuan ditëlindjen e saj me muzikë e valle shqipe dhe me instrumente të shumta popullore.

“Ditëlindja e nënës sime është një ditë pas time. Kështu që e suprizova me një veturë luksoze. Pastaj festuam në stilin shqiptar”, shkroi ajo krahas fotografisë, transmeton rtv21.tv

Derisa, mbrëmë ajo ishte duke performuar në një koncert së bashku me bendin Jonas Brothers, në skenë u ngjitën prindërit dhe vëllai, të cilët në bashkëpunim me kolegët e Bebes i përgatitën një video me urime.

Këtë moment emocionues këngëtarja e publikoi në Instagram dhe me këtë rast i falënderoi të gjithë për këtë befasi të këndshme.

“Ahhhh! Nuk më besohet që prindërit e mi të mrekullueshëm dhe vëllai më surprizuan në skenë sonte! Dhe videoja surprizë! Faleminderit të gjithëve që më kënduat “Shumë urime për ty!”, shkroi këngëtarja.

Në datëlindjen e 30-të, bukuroshja shqiptare ka publikuar këngën “Not 20 Anymore”./21Media