Bebe Rexha publikoi pamje të reja nga vizita e saj në Shqipëri

Bebe Rexha publikoi pamje të reja nga vizita e saj në Shqipëri

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha para dy dite ka qenë në Shqipëri për një mision humanitar. Artistja e madhe e skenës u doli në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

30 vjeçarja do t’i ndihmojë dy familje me ndërtimin e shtëpive. Po ashtu, po planifikon të ndërtojë edhe një shkollë, që do t’u shërbejë brezit të ri.

Bebe pas rikthimit në Amerikë përmes një postimi në Instagram është shprehur se ka mbetur e  impresionuar nga mirësia e njerëzve në Shqipëri.

Dje u ktheva nga një udhëtim dyditor në Shqipëri duke parë dëmin e tërmetit dhe takimin me ata që ishin të prekur nga ky tërmet. Unë jam e impresionuar nga mirësia e njerëzve atje, si dhe prej të gjithëve në mbarë botën që kanë dhuruar. Ne nuk mund t’i falënderojmë mjaftueshëm. Ne kemi vendosur t’i ndërtojmë dy shtëpi të dëmtuara nga tërmeti, si fillim. Ju lutemi vazhdoni të përhapni vetëdijen për këtë tragjedi dhe ndihmën që i duhet Shqipërisë. Unë e dua vendin tim. Të dua Shqipëri”, ka shkruar Bebe në Instagram.

Në këtë postim artistja e njohur ka pranur komente të shumta të emrave të estradës.

Tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit që goditi Shqipërinë la 52 persona të vdekur e qindra të tjerë të lënduar. /21Media