Bebe gatuan  speca me gjizë

Bebe gatuan  speca me gjizë

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha asnjëherë nuk heziton të tregojë që ka prejardhje shqiptare.

Së fundmi, Bebe ka zbuluar se është e zonja edhe në kuzhinë, ajo me anë të disa videove të publikuara në Instagram ka treguar se di të gatua një ushqim, i cili është shumë i pranishëm në kuzhinat kosovare.

Kjo është një pjatë shqiptare. Quhet speca me gjizë ose me djathë, si të doni. Gjithçka që duhet të bëni është të merrni pak bukë, ta prisni, të merrni gjizë dhe speca dhe ta vendosni sipër. Më besoni, është gjëja më e mirë që do hani në jetën tuaj”, dëgjohet duke thënë Bebe në videon e publikuar në Instagram.

Kujtojmë se, Bebe është e nomuniar në MTV Video Music Awards, në kategorinë e njëjtë me Dua Lipën, në atë të “Best Dance”. Dua është e nominuar me këngën “Electricity” që e ka sjellë në bashkëpunim me Silk City, ndërsa Bebe në këtë kategori është nominuar me dy këngë “Call you Mine” në bashkëpunim me The Chainsmokers dhe “Say My Name” në bashkëpunim me David Guetta dhe J Balvin. /21Media