Bebe ishte e nominuar në dy kategori

Bebe ishte e nominuar në dy kategori

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka rrëmbyer një çmim në eventin e madh muzikor, Billboard Music Award.

Ylli i muzikës pop mori çmimin ‘Top country song’ për këngën ‘Meant to be’ në bashkëpunim me Florida Georgia Line.

Bebe ishte e nominuar edhe në kategorinë Top Radio Song por, çmimi u rrëmbye nga Cardi B dhe Maroon 5 me këngën ‘Girls like you’.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë artisja në Twiteer.

Në këtë ceremoni të ndrajes së çmimeve vlen të përmendim që, reperi Drake ka thyer rekordin për numrin e çmimeve të marra në Billboard Music Awards.

Ai rrëmbeu gjithsej 12 trofe në këtë event të rëndësishëm të indusrisë së muzikë. Kjo do të thotë se reperi ka një total prej  27 Billboard Awards në emrin e tij.

Drake fitoi çmimin më të madh të mbrëmjes, atë të artistit më të mirë duke mundur Cardi B, Ariana Grande, Post Malone dhe Travis Scott.

Fitues të tjerë ishin Ariana Grande me çmimin ‘Top female artist’, Luke Combs mori ‘Top country artist’. /21Media