"Dasmat zgjasin pesë ditë"

“Dasmat zgjasin pesë ditë”

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin e njohur, “The Jonathan Ross Show”

Gjatë intervistës, artistja shqiptare pohoi që flet gjuhën shqipe duke e kombinuar me gjuhën angleze, pasi që nuk di se si të shprehet mirë vetëm në gjuhën shqipe, përcjellë rtv21.tv

Po, unë flas shqip-anglisht. Për shembull, nëse dua të pyes ku janë patatet e skuqura, unë them : ku janë potato chips”, u shpreh ajo.

Përveç gjuhës, Bebe Rexha tregoi që dasmat në trojet shqiptare zgjasin pesë ditë.

Ndonjëherë me prindërit kthehemi në Shqipëri dhe dasmat atje zgjasin pesë ditë, është çmenduri“, tha artistja.

Krahas intervistës, Bebe Rexha performoi live këngën e saj të fundit, “Last Hurrah”. Performanca e artistes shqiptare u mirëprit nga publiku me duartrokitje të shumta./21Media