E ëmbla Bebe!

Loading...

E ëmbla Bebe!

Ylli i muzikës, Bebe Rexha është njëra ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare. Suksesi i jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare aspak nuk e ka zbehur dashurinë e madhe ndaj vendlindjes, të cilën e shpreh gjithmonë, shkruan rtv21.tv

Përmes Instagramit ajo iu është drejtuar fansave të saj live dhe ajo i pyeti edhe në gjuhën shqipe “si jeni, a jeni mirë”.

Para pak kohësh, Bebe Rexha ka bërë bujë me propozimin e saj për një bashkëpunim me këngëtaret, Dua Lipa, Rita Ora dhe Ava Max, emra të njohur të skenës ndërkombëtare. E para që iu ka përgjigjur kësaj thirrjeje ishte Dua Lipa, e cila ka thënë “Hajde shqipe”. Pas Duas, këtij propozimi i është përgjigjur edhe Ava Max, duke shtuar se do të krijojnë një version të ri të “Lady Marmalade”, duke i cili ishte publikuar në vitin 1974, ndërsa Ava Max iu kishte referuar ripërpunimit të këtij projekti nga  Christina Aguilera, P!nk, Lil’ Kim, Mýa në vitin 2008, shkruan rtv21.tv

Pas Avës, kësaj thirrje i është përgjigjur edhe Rita Ora, e cila ka komentuar në një faqe të fansave të Ritës dhe Avës, ku ka thënë se është pro bashkëpunimit dhe se i respekton shumë ato.

Projekti i fundit i Bebes Rexhës është “Last Hurrah”, projekt i cili është publikuar para disa javësh. Artistja i ka realizuar një klip interesant këngës që përmban edhe disa skena “të nxehta”./21Media