Për Beben janari i gjatë sa një vit

Për Beben janari i gjatë sa një vit

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka mendimin e njëjtë me shumë njerëz tjerë se muaji janari është një muaj i gjatë.

Bebe madje janarin e ka konsideruar të gjatë sa një vit, i cili ishte i vështirë. Këtë 30-vjeçarja e ka thënë përmes një postimi në twitter.

“Janari ishte një vit i vështirë, por ia dolëm”, ka shkruar këngëtarja.

30 vjeçarja për vitin 2020, Bebe ka paralajmëruar projekte të reja muzikore. Kujtojmë se, Bebe Rexha në muajin dhjetor ka qenë në Shqipëri për një mision humanitar. Artistja e madhe e skenës u doli në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. /21Media