Bebe ka një dilemë

Bebe ka një dilemë

Një ndër emrat më të njohur të industrisë muzikore padyshim që është edhe Bebe Rexha, shqiptarja me famë ndërkombëtare. Artistja punon me shumë përkushtim për t’i prekur majat e suksesit.

Përmes një fotografie në Instagram, artistja e mirënjohur bëri të ditur se ka gati disa këngë të reja. Megjithëkëtë artistja ka dilema se cilën ta publikojë të parën, transmeton rtv21.tv

“Njerëzit vazhdimisht po më pyesin… Po kam shumë këngë të reja. Po përpiqem të vendosi se cilën ta publikojë të parën. Po nervozohem shumë se cilën ta zgjedhë”, shkroi ajo krahas fotografisë.

“You can’t stop the girl” është projekti i saj i fundit muzikor, që numëron mbi 18 milionë klikime./21Media