Bebe Rexha po ndihet krenare për kushërirën e saj

Bebe Rexha po ndihet krenare për kushërirën e saj

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha e ka uruar kushërirën e saj Monika Kryemadhin, për zgjedhjen e saj si lidere të Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI).

“Duhet të uroj kushërirën time Monika Kryemadhi për të qenit gruaja e parë lidere e një partie politike në Shqipëri! Shumë krenare. E di se do të japësh më të mirën për Shqipërinë”, ka shkruar Bebe Rexha në Instagram.

Ndryshe, Bebe Rexha ka raporte shumë të mira me Monika Kryemadhin me të cilën takohet shumë shpesh. /21Media