Artistja këndon në gjuhën shqipe

Artistja këndon në gjuhën shqipe

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha është mjaft aktive si në skenën muzikore ashtu dhe në rrjetet sociale.

Artistja shqiptare së fundmi është parë bashkë me grimerin e njohur shqiptar, Mario Dedivanovic, përcjellë rtv21.tv

Në profilin zyrtar të grimerit në rrjetin social, Instagram ku numëron mbi 6 milionë ndjekës, Mario i thotë Bebe Rexhës ta këndojë një këngë. Dëshirën e tij nuk hezitoi t’ia plotësojë Bebe Rexha, e cila zgjodhi të këndojë në gjuhën shqipe dhe këndoi këngën “Halla e madhe”.

Bebe Rexha njihet si njëra nga artistet, e cila nuk heziton të tregojë se nga e ka prejardhjen dhe herë pas here në rrjetet sociale, publikon video ku dëgjohet duke folur e kënduar në gjuhën shqipe. Madje, kur ajo dhe Dua Lipa ishin nominuar për çmime “Grammy”, Bebe zgjodhi t’i tregojë vajzave shqiptare që çdo gjë është e mundur, vetëm mjafton t’i ndiqni ëndrrat e juaja.

Image result for bebe rexha proud to be albanian

Sa i përket projekteve muzikore, “Last Hurrah” është ai i fundit i Bebe Rexhës që është publikuar më 21 shkurt dhe deri më tani numëron mbi 32 milionë klikime në kanalin Youtube./21Media