Artistja shqiptare shfaqet shumë tërheqëse

Artistja shqiptare shfaqet shumë tërheqëse

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha së fundmi ka rrëmbyer vëmendjen pas paraqitjes së saj për “Voir Fashion Magazine”.

Artistja shqiptare në ballinën e kësaj magazine është shfaqur e veshur me një fustan të shkurtër në ngjyrë neon, përcjell rtv21.tv

Krahas kësaj, Bebe ka pozuar edhe me një kostum transparent në ngjyrë rozë, ku tregon linjat e saj trupore.

Javën e kaluar, Bebe pati një paraqitje në ceremoninë e “The Fragrance Foundation Awards”, ku dhuroi çmim për një nga pjesëmarrësit në këtë event.

Krahas kësaj, vlen të theksohet që Bebe Rexha është tejet aktive në industrinë e muzikës. Artistja më 31 maj publikoi “Call You Mine” në bashkëpunim me The Chainsmokers. Kënga deri më tani numëron mbi 9 milionë klikime në kanalin Youtube./21Media