Bebe po u del në ndihmë të prekurve nga tërmeti

Bebe po u del në ndihmë të prekurve nga tërmeti

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha mbërriti në Shqipëri, për t’u dalë në ndihmë të prekurve nga tërmeti. Me një storie në Instagram, artistja e mirënjohur njoftoi se po shkon për t’i vizituar disa nga vendet e prekura nga tërmeti.

“Përshëndetje të gjithëve. Unë më në fund arrita në Shqipëri dhe tani po shkojmë në fshatin Bubq për të parë se si është gjendja. Do t’ju mbajë të informuar”, tha ajo, transmeton rtv21.tv

Dje artistja u shpreh se ndoshta do t’i ndërtojnë një apo dy shtëpi, varësisht sa kushtojnë.

Në fondin e krijuar nga Bebe janë grumbulluar mbi 86 mijë dollarë.

Strehim dhe ndihma tjera gjatë këtyre dy ditëve për Shqipërinë kanë ofruar emra të njohur të skenës sonë./21Media