Bebe më 2 dhjetor po vjen në Shqipëri

Bebe më 2 dhjetor po vjen në Shqipëri

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka njoftuar se më 2 dhejtor do të udhëtojë në Shqipëri për t’i vizituar të prekurit nga tërmeti.

30-vjeçarja këtë e ka konfirmuar përmes një video të publikuar në rrjetin social Instagram, ku me ç’rast edhe bën thirrje që këto ditë më shumë se kurrë t’i bashkohemi solidarizimit me Shqipërinë.

“Ju lutem ndihmoni Shqipërinë. Unë personalisht do të shkojë në Shqipëri për t’u siguruar që paratë janë vënë në përdorim të mirë. Lidhja për fondin është në biografinë në faqen e Instagramit”, ka shkruar Bebe Rexha poshtë videos së publikuar në Instagram.

 Përveç vizitës, Bebe ka krijuar edhe një fond ku deri më tani janë grumbullur mbi 16 mijë dollarë.

Strehim dhe ndihma tjera gjatë këtyre dy ditëve për Shqipërinë kanë ofruar emra të njohur të skenës sonë.

Rreth orës 04:00 të mëngjesit në ditën e djeshme, Shqipërinë e goditi tërmeti me magnitudë 6.3 shkallë të rihterit me epiqendër në Tiranë. Ky tërmet dridhi edhe Kosovën, me lëkundje që u dëgjuan edhe në vendet tjera si Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina, Kroacia, Bullgaria dhe Italia. Raportohen se deri tani kanë mbetur të vdekur 32 persona në Shqipëri nga ky tërmet.

Në Shqipëri toka është lëkundur përsëri sot në ora 15:46. Lekundjet kanë qenë më të fortat që pas dy tërmeteve të forta të ditës së martë. Konfirmohet se ai ishte me magnitudë 5.6 ballë dhe epiqender në detin Adriatik, 42 km larg nga Tirana. /21Media