Bebe e lumtur përkrah këtij mashkulli

Bebe e lumtur përkrah këtij mashkulli

Një ndër këngëtaret me renome botërore, Bebe Rexha, është ndër artistet e vetme që flet hapur për jetën e saj personale. Ajo foli edhe për raportin me babain, i cili është ndër kritikët më të mëdhenj të saj. Sidomos pas publikimit të klipit të këngës “Last Hurrah”, që ka skena eksplicite e provokative, i acaruan pak raportet me të atin. Ai i ka kërkuar asaj që të ndalojë së publikuari projekte të tilla, sepse ndjehej i turpëruar. Por, Bebe bëri çdo gjë që babai ta falë atë, transmeton rtv21.tv

Tashmë duket se gjithçka po shkon për mrekulli mes tyre, i rregulluan raportet. Ajo solli një video duke e përqafuar atë ngrohtësisht dhe shkroi një dedikim për të.

“Babai im dhuron përqafimet më të mira”, shkroi ajo krahas videos.

 

View this post on Instagram

 

My father has the most healing hugs.

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

Të dy duken tejet të lumtur pranë njëri-tjetrit./21Media