Bebe po vjen me gjëra të reja

Bebe po vjen me gjëra të reja

Edhe pak ditë na ndajnë nga fillimi i vitit 2020, vitin e ri me padurim po e pret këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha e cila ka thënë se do të sjellë diçka speciale për publikun.

30 vjeçarja këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram ku ka bërë një përmbledhje të fotografive gjatë paraqitjeve të saj.

“Jam rritur shumë në turneun e fundit. Kam bërë shumë miq të ri dhe anëtar të ri të familjes. Ky turne më ka mësuar si të jem person më i mirë, si të jem më e durueshme dhe më ka bërë që të më mungojnë turnetë e mi edhe më shumë. Mezi po pres për vitin e ri të ndajë me ju diçka të re speciale me gjithë ju, ju dua”, ka shkruar Bebe në Instagram.

Viti që po e lëmë pas për Beben ka qenë mjaft i suksesshme, me shumë këngë që u pëlqyen nga publiku, çmime  e natyrisht edhe me paraqitje spektakolare në turneun e saj të koncerteve.
Kujtojmë që,  Bebe Rexha këtë muaj qenë në Shqipëri për një mision humanitar. Artistja e madhe e skenës u doli në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. /21Media