Bebe shfaqet e lumtur pranë babait

Bebe shfaqet e lumtur pranë babait

Artistja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha së fundmi ka publikuar videoklipin e këngës, “Say My Name”.

“Say My Name” është në bashkëpunim me artistin spanjoll, J Balvin dhe DJ-n e famshëm botëror, David Guetta.

Përderisa këngëtarja është duke shijuar suksesin e këngës së re, ajo gjithashtu është parë duke kaluar kohë me familjen e saj.

Në disa imazhe të publikuara në rrjetin social, Instagram, Rexha është parë e buzëqeshur krahë babait të saj. “Babi erdhi në UK dhe ❤  “ , ka shkruar artistja mbi fotot e publikuara, shkruan rtv21.tv

Videoklipi i këngës, “Say My Name” është publikuar më 20 nëntor dhe deri më tani ka arritur të marrë mbi gjashtë milionë klikime në Youtube./21Media