“Last Hurrah", titullohet kënga

“Last Hurrah”, titullohet kënga

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka publikuar projektin e ri muzikor të cilin e ka paralajmëruar kohë më parë.

“Last Hurrah”, mban titullin kënga e re nga Bebe Rexha e cila vjen në versionin audio, shkruan rtv21.tv

Ky projekt është i pari i Bebes për vitin 2019.

Ndryshe, Bebe Rexha në “Grammy Awards” ishte nominuar në dy kategori, atë të : “Artistja më e mirë e re” si dhe “Bashkëpunimi më i mirë kantri/ performanca më e mirë duo”, mirëpo nuk u shpërblye me asnjë çmim./21Media