"Meant to Be" i sjell edhe një trofe artistes shqiptare

“Meant to Be” i sjell edhe një trofe artistes shqiptare

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha mbrëmë ka rrëmbyer çmim në “BMI Pop Awards”.

Artistja shqiptare me këngën “Meant to Be” u shpërblye me çmimin si “Kënga më e performuar e zhanrit pop”, përcjell rtv21.tv

Këtë e ka bërë të ditur vetë artistja përmes disa videove të publikuara në rrjetin social, Instagram ku numëron mbi 8 milionë ndjekës.

Kënga më e performuar e 2018-së @bmi”, ka shkruar artistja në mbishkrimin e videos së publikuar, ku shihet duke shfaqur trofeun.

29-vjeçarja në këtë ceremoni u shfaq e veshur e gjitha në të zeza, duke e kompletuar dukjen me buzëqeshjen e saj rrezatuese.

Bringing the va va voom! The songstress got everybody talking in a busty black jumpsuit, jacket, and sheer bottoms using just lace to protect her modesty

Loving life: The smiles and laughter continued all night

Bebe Rexha me këngën “Meant to Be” u shpërblye edhe në: “Billboard Music Awards” dhe “iHeart Radio Music Awards”.

Kënga “Meant to Be” është publikuar në tetor të 2017-së dhe deri më tani numëron mbi 765 milionë klikime në kanalin Youtube./21Media