Kënga e Bebe Rexhës renditet e 3-ta në "Billboard"

Kënga e Bebe Rexhës renditet e 3-ta në “Billboard”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka shënuar edhe një sukses në karrierën e saj muzikore.

Kënga “Meant To Be”, e cila është në bashkëpunim me Florida Georgia Line është renditur në vendit e tretë, në toplistën e 10 këngëve më të mira të vitit 2018.

Toplista e 10 këngëve më të mira përgjatë vitit është publikuar nga revista “Billboard”, shkruan rtv21.tv

Këtë sukese e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjetin social, Instagram.

“Nuk mund ta besoj. Jam e shokuar. Çfarë viti i mrekullueshëm. Shumë falënderuese”, ka shkruar Rexha në imazhin e publikuar.

Kujtojmë që projekti i fundit muzikor i artistes është kënga “Say My Name”, e cila është në bashkëpunim me David Guetten dhe J Balvin. Videoklipi i këngës është publikuar para dy javëve dhe deri më tani ka marrë mbi 37 milionë klikime në kanalin Youtube./21Media